Lajme

Autoritetet egjiptiane mohojnë raportin e “The Times”- mbi abuzim seksual ndaj grave


Qeveria egjiptiane ka mohuar raportin e publikuar nga e përditshmja “The New York Times” ku thuhet se, gratë që përballen me sistemin e drejtësisë të vendit, bien pre e abuzimeve seksuale.

Times gjeti një duzinë grash që thanë se ishin ngacmuar seksualisht nga zyrtarët në stacionet e policisë, burgjeve dhe spitaleve. Ekspertët thanë se provat tregojnë se incidente të tilla ndodhin shpesh.

Në një deklaratë të postuar në Facebook dhe Twitter të premten, qeveria “mohoi vlefshmërinë” e akuzave të grave, duke thënë se ato ishin pjesë e një përpjekjeje “për të përhapur thashetheme dhe gënjeshtra”.

Ministria e Brendshme, e cila mbikëqyr policinë dhe burgjet, tha në një deklaratë se, “akuzat për shkelje sistemike fizike” ndaj grave të ndaluara, ishin të rreme.

Qeveria nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës për më shumë informacion në lidhje me deklaratën.

Gratë e intervistuara për artikullin e “The Times”, janë në përputhje me numrin e denoncimeve të bëra për abuzim seksual të grave, nga policia dhe zyrtarë të tjerë të drejtësisë. Grupet e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar raste të ngjashme.

Një oficer policie i cituar në artikull tha se, abuzimi seksual i grave nga autoritetet ligjore “ndodh kudo”.

Pas një ngjarje të ndodhur në 2011-n, ku ushtria kontrolloi të paktën 18 gra që morën pjesë në një protestë në 2011-n dhe ju kërkoi tu nënshtrohen testit të virgjërisë, presidenti Abdel Fattah el-Sisi, i cili ishte atëherë shefi i inteligjencës ushtarake, premtoi të “ndryshojë kulturën e sigurisë së forcave të armatosura” dhe “të ndalojë keq-trajtimin”.

Artikulli i “The Times” tregoi se një dekadë më vonë, ato ndryshime nuk janë bërë.

Që kur artikulli u botua javën e kaluar, grupet egjiptiane të të drejtave të njeriut kanë lavdëruar gratë në qendër të historisë për pranimin publik të kësaj çështjeje.

Avokati i të drejtave të njeriut, Negad el-Borai, i bëri thirrje publike prokurorit të lartë të vendit, për të hapur një hetim. Gjithashtu i kërkoi Parlamentit të prezantonte legjislacionin për “të garantuar që ajo që u raportua të mos përsëritej”.

Shumica e grave të intervistuara për artikullin kërkuan të mbetën anonim, por katër prej tyre dolën publikisht. Dy ishin kritikë të hapur të qeverisë.

Kush janë rastet konkrete

Asmaa Abdel Hamid, e cila u arrestua në 2018-n pasi protestoi për rritjen e tarifave të metrosë, tha se iu nënshtrua kërkimeve invazive tre herë, duke përfshirë detyrimin e zhveshjes para një grupi oficerësh, duke iu nënshtruar testit të virgjërisë.

Malak Elkashif, një grua transgjinore, u arrestua në 2019-n pasi protestoi ndaj qeverisë. Ajo tha se, e kishin urdhëruar të zhvishej para një oficeri dhe të ju nënshtrohej një provimi anal, që supozohej të përcaktonte gjininë e saj.

Të dy gratë kanë shprehur shqetësimin se deklarata e qeverisë mund të jetë një hakmarrje.

Ishte hera e parë që ata kishin folur publikisht për përvojat e tyre. Abdel Hamid dhe Elkashif ndërmorën hapin e parë për zbulimin e identitetit të tyre dhe u shfaqën në kamera për të treguar historitë e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore