Lajme

“AUKUS do të lejojë Australinë të hyjë në klubin elitar të nëndetëseve bërthamore”


Autoritetet ruse thanë të premten e 1 gushtit se ishin të shqetësuara se marrëveshja e mbrojtjes AUKUS midis Australisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara do të lejonte që Australia të hynte në grupin e zgjedhur të kombeve që operojnë nëndetëse me energji bërthamore.

Pakti trepalësh, sipas të cilit Australia do të marrë teknologjinë bërthamore të nëndetëseve nga Shtetet e Bashkuara, ka zemëruar Francën dhe ka shqetësuar Kinën që kur u njoftua nga Washingtoni, Londra dhe Canberra muajin e kaluar.

Moska tha në fillim të kësaj jave se po kërkonte më shumë informacion në lidhje me paktin dhe të premten zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov tha se e shihte atë si një sfidë për mospërhapjen globale bërthamore.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për partneritetin që do t’i lejojë Australisë, pas 18 muajsh konsultimesh dhe përpjekjesh disa vjeçare, të marrë nëndetëse me energji bërthamore në numër të mjaftueshëm për t’u bërë një nga pesë vendet kryesore për këtë lloj armatimi”, tha Ryabkov, raportoi agjencia e lajmeve “TASS”.

Gjithashtu ai theksoi se kjo është një sfidë e madhe për regjimin ndërkombëtar të mospërhapjes bërthamore.

Çfarë është Aukus?

Nën siglën Aukus, tre vendet do të ndajnë edhe teknologjinë mbi inteligjencën artificiale, teknologjinë kuantike dhe atë kundër “cyberterrorizmit”.

Fuqia e madhe që Kina po merr në rajonin e Indo-Paqësorit, prej kohësh, i ka shqetësuar të tre vendet. Për këtë shkak, një marrëveshje e tillë u pa si e domosdoshme.

Australia ka rrokur edhe më shumë se dy vendet e tjera, pasi si vend me fuqi më të reduktuar ushtarake, përfton arsenal të rëndësishëm dhe, mbi të gjitha, informacion të rëndësishëm. Në të, përfshihet edhe një pikë ku kontinent-shteti përfiton modelin e nëndetëseve franceze.

Rreth 31 miliardë dollarë do të kushtojnë 12 nëndetëse të tilla. Kjo përbën edhe kontratën më të gjerë ushtarake për australianët.

Edhe më parë ka pasur shtyrje mbi këtë projekt.

Nga Canberra zyrtare, ka pasur kërkesa të vazhdueshme që materialet të jenë lokale. Kjo, një përpjekje për të reduktuar kostot për ta.

Presidentët e tre vendeve e kanë quajtur Aukus si një mundësi për të promovuar stabilitetin në Indo-Paqësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore