Lajme

Asnjë plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit, thotë një zyrtar i lartë iranian


Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit, tha një zyrtar i lartë iranian për “Reuters” të premten, disa orë pasi burimet thanë se Izraeli nisi një sulm në tokën iraniane.

“Burimi i huaj i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk kemi marrë asnjë sulm të jashtëm dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit”, tha zyrtari iranian në kushte anonimiteti.

Sipas “Reuters”, një analist iranian i tha gjithashtu televizionit shtetëror të premten se mini dronët e rrëzuar nga mbrojtja ajrore në Isfahan u fluturuan nga “të infiltruar nga brenda Iranit”.

Ndërkohë, ministri izraelit i djathtë Ben Gvir ka postuar një postim me një fjalë në X të premten: “I dobët!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore