Lajme

Arrestohet kryetari i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc pasi lejoi shfaqje teatrale të financuar nga Kosova


Shtepia e Kultures ne Bujanoc

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një cicërime në Twitter, ka thënë se është arrestuar kreu i Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, pasi që ka lejuar shfaqje teatrale e cila ishte financuar nga Kosova.

“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës!”, ka shkruar Vela në Twitter.

“Represioni i egër nga regjimi i (Aleksandër) Vuçiç-it. Ismaili të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, shtoi ai.

“Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli”, shkroi ajo në Facebook.

Sipas saj “më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar”.

Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare”, përfundoi ajo.

Ndryshe, shqiptarët në Luginë të Preshevës, janë popullsia më e diskriminuarit në rajon. Shteti i Serbisë vazhdimisht ushtron represion ndaj tyre, Këto thuhen edhe në raportet ndërkombëtare, ku përmes politikave të saj shteti serb po ia pasivizon adresat shqiptarëve.

Madje, shqiptarët atje nuk kanë të drejtë që ta përdorin as flamurin e tyre kombëtar.

Së fundi në diskutimet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës u përshi edhe Senati Amerikan, ku u ngrit si shqetësim pasivizimi i adresave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore