Kosova

Arrestohen katër persona për grabitje në Pejë


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje” në Pejë.

“Policia është njoftuar se në rrugën “ Beteja e Loxhës” në Pejë, një grup i personave të maskuar kanë hyrë ne zyrën e lokalit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë i kanë grabitur viktimës rreth  3 mijë euro, të dyshuarit kanë dal duke u bashkuar edhe me dy persona të tjerë të gjithë të maskuar, dhe kanë ikur ne drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

Më pas rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, “pas një pune operative dhe hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, është arrit të identifikohen janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovar, dy nga të arrestuarit janë persona të mitur”.

Sipas njoftimit, pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve  është caktuar masa e ndalimit policor  prej 48- orësh, ndërsa ndaj dy personave të mitur është caktuar masa e ndalimit prej 24- orësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore