Shqipëria

Arrestohen 3 persona të dyshuar për zjarrvënie në Vlorë dhe Sarandë


Janë vënë në pranga tre shtetas të dyshuar për zjarrvënie në Vlorë e Sarandë, mbrëmjen e 3 gushtit.

Shtetasi S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat, dyshohet se në datën 27 korrik,  ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.

Gjithashtu u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 45 vjeç, banues në Përmet.

I cili dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.

Sipas njoftimit të policisë, është bërë gjithashtu dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç. Ai dyshohet si autori i zjarrvënie në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth dy hektarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore