Jetesë & Stil

Ariana Grande përkujton koncertin e saj në Manchester, ku humbën jetën 22 persona


Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Ariana Grande, e ka përkujtuar vrasjen e 22 njerëzve që humben jetën gjatë koncertit të saj të mbajtur në Manchester të Anglisë.

Grande, ka publikuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, ku shihet vetëm qielli, si simbol i fansave të saj që nuk jetojnë më, teksa i ka bashkangjitur edhe një mbishkrim të veçantë dedikues.

“Edhe pse pikëllimi është gjithmonë i pranishëm dhe marrëdhënia jonë me të vazhdimisht zhvillohet she shfaqet në mënyrat më të ndryshme secilën ditë, gjatë gjithë vitit. E di se ky përvjetor nuk do të jetë asnjëherë i lehtë”.

Ylli i hitit “Positions”, ka bërë me dije se kjo është ndër datat që nuk i harron dot.

“Ju lutem, dijeni se sot mendoj për ju. Manchester, je në zemrën time, gjithmonë”, ka shkruar Ariana.

Ndryshe, shpërthimi kishte ndodhur menjëherë pasi që këngëtarja Ariana Grande e kishte përfunduar koncertin në stadiumin futbollistik “Manchester Arena”, me datë 22 maj të vitit 2017.

22 persona humben jetën, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës nga një person.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore