Shqipëria

Apeli rrëzon ankiminin për ndryshim mase të 12 personave, mes tyre edhe Shullazi


Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e 12 personave për ndryshimin e masës së sigurisë, mes tyre edhe të Emiljano Shullazit.

Bëhet me dije se 12 shtetasit kanë ankimuar vendimin nr. 49, datë 15.05.2024, verifikuar me vendimet nr. 50, datë 19.05.2024, nr. 51, datë 20.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Por Apeli i GJKKO-së nuk e ka pranuar ankimin, duke i lënë sërish në qeli.

12 shtetasit për të cilët u kërkua ndryshimi i masës së sigurisë janë: Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva Blerim, Abazi Satilno, Basho Albert Zaja, Emiljano Shullazi, Dejvis Bajramaj, Armando Ndreca, Robert Laçi dhe Naim Stafuka.

Këta shtetas kanë rënë në pranga lidhur me operacionin e Prokurorisë së Posaçme SPAK ku u firmosën 50 urdhër arreste, në kuadër të vijimësisë së operacionit “Metamorfoza”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore