Shqipëria

Apeli lë në fuqi vendimin për ish-policin e dënuar për vrasjen e Klodian Rashës


Për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, të dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin ekzistues.

25-vjeçari u qëllua teksa po kthehej në shtëpi mesnatën e 8 dhjetorit të vitit 2020, pas përfundimit të afatit të orës policore të atëhershme prej pandemisë.

Me gjykim të shkurtuar, Hajdaraj dënohet me 12 vite burg. Dhe kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Referuar Apelit, ai e vrau me dashje Rashën, kur ky i fundit po largohej me vrap duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Kurse ish-polici ka pretenduar se e qëlloi 25-vjeçarin për shkak se kishte dyshime se ai ishte i armatosur dhe se ndjeu rrezik.

Mirëpo, pretendimi i tij rezultoi i pavërtetë, pasi i riu nuk kishte në duar asnjë send të paligjshëm.

Vrasja e të riut solli reagime të forta dhe protesta që çuan në largimin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore