Kosova

AME-ja apelon qytetarët që të kenë kujdes në shmangien e shkaktarëve të zjarrit


Ilustrim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), në bashkëpunim me ministrinë e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në shmangien e shkaktarëve të zjarrit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, ata kanë theksuar se “një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore”.

“Të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent pa pagesë 112 dhe 193, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon”, thuhet në shkrimin e tyre.

Ky paralajmërim i tyre erdhi pasi ata potencuan se kjo verë do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat mund të sjellin një ndikim.

“Të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore e me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit”.

Ndryshe, më 21 qershor, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga temperaturat e larta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore