Jetesë & Stil

Amber Rose: Alexander Edwards më tradhtoi me 12 gra


Amber Rose dhe Alexander Edwards

Modelja e famshme, Amber Rose, ka bërë bujë me disa deklarata, teksa ka pretenduar se i dashuri i saj, Alexander Edwards e ka tradhtuar atë me të paktën 12 gra.

Alexander Edwards, Amber Rose

“Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar pas skenave”.

“Të 12 të pafytyrat (mos më shumë) mund ta kenë atë (Alexander). Të gjitha e dinit se ai ishte në një lidhje dhe ka një foshnjë dhe të gjitha vendosët ta puthni gjithsesi. Unë pashë të gjitha porositë në telefonin e tij. Të gjitha ishit të vetëdijshme por gjithsesi nuk pres sqarime e as besnikëri nga ju”, ka thënë Rose.

Themeluesja e “Slutwalk” shtoi se ajo nuk përmbahet nga ekspozimi i grave që dyshohet se fjetën me vetëdije me të dashurin e saj, Edwards.

Amber Rose, Alexander Edward.

“Nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time. Unë kam qenë kaq besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim”.

“Unë kurrë nuk do t’i them emrat e vajzave sepse nuk jam në biznesin e shkatërrimit të jetës, por të gjitha e dini se kush jeni”, tha ajo.

Por një deklaratë në vazhdim, la audiencën gojë hapur nëse vërtet çifti janë ndarë përgjithmonë.

“Sa për atë … Mungesa e besnikërisë dhe mosrespektimi është qesharake dhe unë e kam mbyllur këtë kapitull”, vazhdoi ajo, duke nënkuptuar se çifti është ndarë.

Rose dhe Edwards janë bashkë që nga shtatori i vitit 2018 dhe janë prindër të djalit të vogël të Rose, Slash Electric, i lindur në tetor të vitit 2019.

Amber Rose, Wiz Khalifa.

Ajo po ashtu ka edhe një djalë, Sebastian, me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa, ndërsa mes romancash të tjera ajo kishte qenë në lidhje edhe me rep artistë të tjerë, si Kanye West e 21 Savage.

Amber Rose, Kanye West.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore