Teknologji

Amazon, punonjësit kundër bashkimit


Në Bessemer të Alabama-s, 71% e të punësuarve të kompanisë teknologjike, Amazon, kanë votuar kundër bashkimit duke i dhënë kompanisë fitoren në betejën e saj kundër përpjekjeve të organizimit të punonjësve çka nxiti debatin kombëtar mbi kushtet e punës.

Agjencia e lajmeve, The Wall Street Journal, tregon se në magazinën e Bessemer-it, punëtorët refuzuan sindikalizimin me një shumicë dërrmuese ku 71% e punonjësve votuan kundër bashkimit me Unionin e Departamenteve të Shitjeve me Pakicë dhe Shumicë.

Arsyetimi i votës kundër bashkimit kishte të bënte me dyshimin e punëtorëve se si një sindikatë mund të përmirësonte ndjeshëm pagën dhe përfitimet e tyre.

“Nuk fitoi Amazon-i, punonjësit tanë bënë zgjedhjen për të votuar kundër anëtarësimit në një sindikatë”, ka thënë kompania.

Ajo ka shtuar se “është shumë më e lehtë të parashikohet se sindikata do të thotë se këto zgjedhje i fitoi Amazon-i, por kjo nuk është e vërtetë…punonjësit tanë dëgjuan më shumë mesazhe anti-Amazon nga sindikata, politikëbërësit dhe mediat se sa dëgjuan nga ne”.

WSJ sqaron se refuzimi i punonjësve është një goditje për përpjekjet e rritjes së anëtarësimit në sindikatë në sektorin privat në shkallë vendi.

Meqenëse punëtorët e Amazon-it nuk kanë përfaqësim të sindikatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, struktura e kompanisë përfaqësoi një mundësi për të organizuar punonjësit.

Gjatë vitit të kaluar, Amazon-i ka pasur një rritje të shpejtë teksa konsumatorët dhe kompanitë mbështeteshin te shërbimet e kompanisë përtë kryer punë për shkak të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore