Lajme

Alec Baldwin do të akuzohet për vrasje të pavullnetshme


Aktori Alec Baldwin do të akuzohet për vrasje të pavullnetshme për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins, e cila u vra në një shesh filmi kur qëlloi me armë.

Baldwin kishte qenë duke provuar një skenë për filmin western “Rust” kur të shtënat ndodhën në një fermë pranë Sante Fe-s, New Mexico në tetor 2021.

Hannah Gutierrez Reed, armëpunuesja e filmit, do të akuzohet gjithashtu për vrasje të pavullnetshme.

Të enjten, prokurorja e qarkut e Santa Fe, Mary Carmack-Altwies njoftoi në një deklaratë se do të ngriheshin akuza kundër çiftit deri në fund të muajit.

Sipas dokumenteve të marra nga New York Post në shtator, zyra e DA kishte pritur të shqyrtonte provat nga një hetim i FBI-së që nga tetori i vitit 2021, pasi ndodhën të shtënat aksidentale.

Sapo zyra mori provat, DA njoftoi se ajo synonte të ndiqte akuzat dhe paraqiti 635 mijë e 500 dollarë financim urgjent për të punësuar një ekip të specializuar, duke përfshirë një prokuror, hetues dhe zëdhënës të ri, për të trajtuar çështjen.

Hutchins u qëllua dhe u vra më 21 tetor 2021 gjatë një skene ku Baldwin përdor një armë që ishte e mbushur me fishekë të vërtetë në vend të bedeleve, gjë që është kundër standardeve të filmit të Hollivudit.

Joel Souza, regjisori i filmit i cili ishte 48 vjeç në atë kohë, u plagos nga plumbi, por më vonë u shërua.

David Hall, asistenti i regjisorit të filmit, pranoi më pak se një javë pas xhirimit se nuk e kishte kontrolluar siç duhet armën për siguri përpara se t’ia dorëzonte armëpunueses së filmit Hannah Gutierrez Reed, e cila do t’ia kalonte Baldwinit për skenën.

Muaj më vonë, në dhjetor 2021, Baldwin tha se “nuk e tërhoqi këmbëzën” në një intervistë në ABC.

Një raport mjeko-ligjor i FBI-së i marrë nga ABC News zbuloi se pavarësisht mohimit të Baldwin, arma nuk mund të kishte shtënë pa tërheqjen e këmbëzës.

Vdekja e Hutchins përforcoi një valë klithmash për protokolle më të sigurta të xhirimeve në setet e filmave.

Familja e saj përfundimisht paditi Baldwin dhe producentët e filmit në shkurt 2022 për vdekje të padrejtë.

Padia u zgjidh në tetor dhe filmi rifilloi xhirimet me Matt Hutchins, të venë e Halyna-s, si producent ekzekutiv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore