Lajme

Albin Kurti pas fitores së Zvicrës: Serbia nuk kalon


Kryeministri i Kosovës ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook “Serbia nuk kalon”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshjen e fazës së fundit në grupe.

Ndeshja u ekuilibrua shpejt, me Aleksandër Mitroviç që shënoi për Serbinë pas gjashtë minutash.

Pak pas tij, Serbinë e kaloi në epërsi Dushan Vlahoviç, në minutën e 35.

Por, Zvicra u kthye me sulmuesin kryesor të tyre në këtë kampionat Breel Embolo i cili shënoi një minutë pa përfunduar pjesa e parë.

Me t’u kthyer në fushë, zviceranët festuan prapë dhe festuan shpejtë.

Tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Remo Marco Freuler shënoi golin e epërsisë pas një aksioni të bukur të helvetikëve.

Deri në fund të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi dhe Zvicra nga tri ndeshje del me gjashtë pikë, dy fitore dhe një barazim.

Për shkak të shumë shqiptarëve që luajnë në kombëtaren e Zvicrës, ndeshjet e kësaj kombëtare gjithmonë përjetohen shumë edhe në Kosovë e Shqipëri.

Veç kryeministrit, fitoren zvicerane me ngjyrime shqiptare e kanë uruar edhe presidentja dhe shumë personalitete të tjera.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore