Kosova

Albanian Post brenda aksionit të Njësisë Speciale në Veri


Njesia Speciale e Policisë së Kosovës

Njësia Speciale e Kosovës mëngjesin e së hënës me autoblinda dhe vetura ishin nisur drejt vendkalimit kufitar në Jarinje të Leposaviqit, atje kur pritej të fillojë të zbatohet marrëveshja për reciprocitet për targat serbe, pasi kështu vendosi Qeveria e Kosovës.

Sipas Qeverisë, të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë pesë euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Edhe të martën rruga vazhdon të jetë e bllokuar, derisa situate raportohet të jetë e qetë.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, ka njoftuar se në ditën e parë të nisjes së zbatimit të reciprocitetit për targat e përkohshme, janë lëshuar gjithsejtë një mijë e 455.

Në komunikatën për media nga MPB, thuhet se situata vazhdon të jetë e qetë dhe pa incidente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore