Lajme

Alarmi i drejtorit të FBI-së: Kemi ende shumë spiunë rusë në SHBA


Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI), Christopher Wray, tha se numri i spiunëve rusë në territorin amerikan “është ende shumë i lartë” pavarësisht përpjekjeve për t’i dëbuar ata, raporton multimediali “CNN”.

“Kërcënimi tradicional nga kundër-spiunazhi rus mbetet një kërcënim i madh”, tha Wray gjatë një fjalimi në Muzeun e Spiunazhit në Washington.

Ai tha se “gjurma e shërbimit inteligjent rus”, dhe me këtë, siç shpjegoi, nënkupton zyrtarët e inteligjencës, “është ende shumë e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Është “diçka me të cilën jemi vazhdimisht kundër dhe përpiqemi ta bllokojmë, parandalojmë dhe prishim në çdo mënyrë që mundemi”, tha drejtori i FBI-së.

Në vitin 2018, SHBA-të dëbuan 60 diplomatë rusë të cilët Washington-i i karakterizoi si agjentë të inteligjencës dhe urdhëroi mbylljen e konsullatës ruse në Seattle në përgjigje të helmimit të dyshuar me agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Angli, për të cilën SHBA-të fajësuan Moskën zyrtare.

Vitin e kaluar, agjencia holandeze e inteligjencës identifikoi një oficer të inteligjencës ushtarake ruse, i cili studionte në shkollën prestigjioze amerikane Johns Hopkins të Studimeve Ndërkombëtare.

“Unë do të them se, gjatë disa viteve të fundit, SHBA-të kanë bërë hapa pozitivë dhe domethënës në zvogëlimin e madhësisë së gjurmës së inteligjencës ruse në Shtetet e Bashkuara, në fakt duke i dëbuar ato”, u shpreh Wray.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore