Lajme

Alarm në Brazil për sulmet e reja të mbështetësve të Bolsonaro-s


Në të gjithë Brazilin është përhapur alarmi për kërcënimin e “akteve të reja terroriste” nga demonstruesit e ekstremit të djathtë.

Autoritetet kanë identifikuar një thirrje të re për armë në platforma si WhatsApp dhe Telegram nën titullin “Mega demonstratë kombëtare për rikthimin e pushtetit”.

Sakaq, qeveria e Luiz Inácio Lula da Silva ka kërkuar menjëherë përforcime nga policia federale për të ruajtur godinat institucionale në zemër të kryeqytetit që u sulmuan të dielën e kaluar nga qindra “bolsonaristë”.

Po ashtu trupat e ushtrisë janë caktuar për të mbrojtur ndërtesat publike në Esplanada dos Ministérios

Gjithashtu qeveria po shqyrton kufizimin “e përkohshëm” të ushtrimit të së drejtës për të demonstruar, duke ndaluar çdo lloj ndërprerje të qarkullimit urban dhe rrugor në vend.

Ndërsa inteligjenca kërkon që policia federale, e trafikut dhe ajo ushtarake të identifikojnë të gjitha automjetet e përdorura gjatë aksioneve të protestës.

Kushdo që gjendet duke bllokuar rrugët mund të arrestohet “në flagrancë”.

Mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro , i cili ndërkohë ka përsëritur synimin e tij për t’u kthyer në Brazil nga SHBA-të, vazhdojnë të përdorin kanalet sociale për të shpërndarë video të të arrestuarve dhe shpalljet e reja për grusht shteti.

Ndërkaq, qeveria i ka dërguar Gjykatës së Lartë Federale një listë prej pesë faqesh të mesazheve dhe profileve të njerëzve të përfshirë në demonstrata dhe i ka kërkuar gjykatësit de Moraes të bllokonte llogaritë.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Drejtësisë Riccardo Cappelli, i goditur nga një urdhër arresti, ka liruar të gjithë drejtuesit e forcave të sigurisë të Brasilias, të akuzuar për sjellje shpërfillëse dhe të dyshuar për lidhje me “bolsonaristët” që sulmuan zemrën politike të vendit të dielën.

Ai ka urdhëruar më pas mbylljen totale të Esplanada dos Ministryios për dhjetë ditë për shkak të kërcënimit të demonstratave të reja.

“Dua të siguroj popullatën se nuk ka asnjë mundësi që diçka si 8 janari të ndodhë më”, ka thënë ai në një konferencë.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore