Jetesë & Stil

Aktorja e njohur, Megan Fox flet për bullizimin e djalit të saj


Aktorja e njohur, Megan Fox së fundmi ka folur për fëmijët e saj me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.

Në një intervistë, Megan ka treguar se shpesh herë ajo është kritikuar nga njerëz “të këqinj” për stilin e veshjes së djalit të saj të madh.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se djali bullizohet nga shokët e klasës të cilët i thojnë se djemtë nuk veshin fustane.

“Ndonjëherë, ai do të vishet vetë dhe i pëlqen të veshë fustane.Por shokët e bullizojnë. Fakti është se shkolla në të cilën ai shkon, është vërtetë liberale.”, shprehet ajo.

Prej muajsh tashmë reperi Machine Gun Kelly dhe aktorja hollivudiane janë në një lidhje romantike.

Fillimet e tyre nuk ishin të thjeshta për shkak të divorcit të aktores me producentin Brian Austin Green. Gjithashtu për publikun ishte disi e vështirë të pranonin një çift të tillë që në pamje të parë duket se nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin, ama ata janë shpirti binjak.

Pak kohë më parë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se mbante gjakun e partneres së tij rreth qafës…dhe nuk po bënte aspak shaka.

Që prej fillimit të historisë së tyre ai mban në qafë një varëse me një gjerdan brenda të cilit është një pikë nga gjaku i Megan Fox dhe kjo jo pa arsye.

I ftuar së fundmi në “The Ellen Show”, Machine Gun Kelly zbuloi domethënien e kësaj varseje dhe përse është kaq e rëndësishme për të. Rikujtojmë, se Megan dhe Brian kanë qenë të martuar për 10 vite dhe kanë 3 djem, Noah, Bodhi, dhe Journey.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore