Lajme

Akti I Erdogan: fillimet e një “islamisti demokratik”


“Ne nuk jemi një parti e bazuar në fe”, siguron Recep Tayyip Erdogan, kryeministër i sapoemëruar, më 4 nëntor 2002.

Një ditë më parë, formacioni i tij politik, të cilin ai e cilëson si “konservator dhe demokratik”, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), fitoi zgjedhjet duke fituar shumicën e vendeve në Parlament.

E perceptuar nga establishmenti si një “rrezik islamist” që kërcënon të minojë themelet laike të Republikës Turke, fitorja e AKP-së provokoi një kataklizëm politik në Turqi.

Megjithatë, ish-kryebashkiaku i Stambollit u paraqit më pas si një i moderuar me një projekt hapjeje dhe tolerance ndaj minoriteteve të vendit.

Gjithashtu, në sytë e fuqive perëndimore, ai mishëronte një model unik dhe tërheqës, atë të një islamizmi politik të pajtueshëm me demokracinë.

Brenda vendit, ardhja e Erdoganit në atë kohë nisi një periudhë hapjeje dhe demokratizimi të paprecedentë në Turqi.

Duke evoluar në qarqet islamike që nga vitet 1970, njeriu që ëndërronte të ishte një futbollist profesionist u bë i njohur politikisht nën flamurin e Partisë së Prosperitetit, një formacion islamist i udhëhequr nga Necmettin Erbakan, kryeministër nga viti 1996 deri në 1997 dhe mentor i presidentit të ardhshëm Turk.

Në vitin 1994, Erdogan mahniti vendin duke u bërë kryebashkiak i Stambollit, i njohur si një trampolinë e privilegjuar drejt ambicieve më të gjera, veçanërisht atyre kombëtare.

Jo shumë i kulturuar – ai nuk flet asnjë gjuhë të huaj -, duke mbrojtur një diskurs haptazi intolerant ndaj pakicave myslimane, përveç sunizmit dominues, profili i këshilltarit të qytetit bie në kontrast rrënjësisht me elitën politike dhe intelektuale të vendit, e mbrujtur me trashëgiminë laike të themeluesit të Turqisë moderne dhe babait të Partisë Popullore Republikane (CHP), Mustafa Kemal Atatürk.

Kryetari i bashkisë, islamisti i parë në këtë detyrë, nuk i fsheh ambiciet e tij “Nuk mund të jesh mysliman dhe laik në të njëjtën kohë (…).Një miliardë e gjysmë myslimanë presin që populli turk të ngrihet. Dhe ne do të ngrihemi. Me lejen e Allahut, rebelimi do të fillojë”, deklaroi ai në vitin 1992.

Ose më vonë, në vitin 1996: “Unë jam imami i Stambollit”, kur u përball me një gazetar që kërkoi ndalimin e shitjes së alkoolit në disa aktivitete të varura nga Bashkia.

Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i 12-të i Republikës së Turqisë, në vitin 1963 student i një kolegji islamik. Creative Commons

Një masë që fëmija i Kasimpashës, lagje e banuar kryesisht nga klasa punëtore dhe jo me reputacion të mirë në Stambolli, ku i riu Erdogan u rrit pas një arsimi kuranor, e vendosi sapo mbërriti në bashkinë e qytetit.

Nëse tendenca islamiste e Rexhep Tajip Erdogan i frikësoi klasat borgjeze dhe të arsimuara, ajo gjeti mbështetje midis masave popullore konservatore dhe të devotshme, të cilat mendonin se feja ishte përbuzur për një kohë të gjatë nga qeveritë e njëpasnjëshme, të mbajtur me dorë prej hekuri nga gjeneralëve të ushtrisë, shtylla të regjimit dhe roje të parimeve kemaliste.

Duhet thënë se në një vend ku afërsisht 85% e popullsisë është myslimane, të ashtuquajturat reforma “laike” të imponuara në rënien e Perandorisë Osmane ishin veçanërisht agresive.

Alfabeti arab u ndryshua në favor të shkronjave latine, Sheriati u shfuqizua dhe u zëvendësua me kodin civil zviceran, veshja e hixhabit u dekurajuar dhe ajo e disa veshjeve tradicionale u kriminalizua plotësisht.

“Në atë kohë, Kemalizmi ishte gjithnjë e më i ngjashëm me një regjim autoritar që i përcaktoi kundërshtarët e tij si armiq nga brenda”, kujton Hamit Bozarslan, historian dhe shkencëtar politik i specializuar për Turqinë.

E aftë për të bërë dhe për të zhbërë qeveritë, ushtria siguronte që një “sekularist i vërtetë” të fitonte gjithnjë pushtetin.

Më 28 shkurt 1997, Necmettin Erbakan e pagoi çmimin. I akuzuar nga udhëheqësit e ushtrisë se po tregohej i ngadalshëm për të ndërmarrë veprime kundër Islamit politik, ai u detyrua të jepte dorëheqjen pas asaj që do të mbetet e përshkruar si një “grusht shteti postmodern” dhe partia e tij u shpërbë.

Hakmarrje

Për Erdoganin, rënia arbitrare e pigmalionit të tij i ngjalli një ndjenjë të heshtur, por të thellë hakmarrjeje kundër ushtrisë.

Kur erdhi në krye të qeverisë disa vite më vonë, “periudha e 28 shkurtit” ishte e tëra brenda tij.

Por, pikërisht atëherë ndodh që një fytyrë krejtësisht tjetër ofron në dukje politikani, i cili e fsheh pakënaqësinë e tij pas një divorci të dukshëm nga babai i tij ideologjik. Kur e takon atë, Erdogani nuk i puth më dorën.

“Në fillim ai u paraqit si dikush që mund t’i shërbente popullit turk, që ishte një reformator i vërtetë dhe që mund të zgjidhte problemet jodemokratike të vendit”, qartëson Ahmet Erdi Ozturk, shkencëtar politik dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Metropolitan të Londrës.

Për të ardhur në pushtet dhe për të marrë favoret e establishmentit kemalist, kryeministri e kuptoi se duhej të identifikonte vetveten.
Në rendin e ditës: rinisja e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), inkurajimi i tregtisë së lirë ekonomike, pajtimi i kombit përmes çështjes kurde, si dhe dosjes armene dhe mbrojtja e lirive individuale, duke përfshirë gratë dhe komunitetin LGBT.

“Ai tregoi se ishte në favor të një hapje të madhe dhe sillte një projekt respekti dhe tolerance për të gjithë. Ai donte të paraqiste komunitete të tilla si kurdët apo jomyslimanët si të ndryshme pasuruese për vendin. Për të, ky do të ishte rimodelimi i Perandorisë Osmane në një perandori kozmopolite”, thotë Hamit Bozarslan.

Për më tepër, kujtdo që e ngacmonte për këtë temë, ai ia thoshte dhe ia përsëriste: nuk bëhet fjalë për tjetër gjë veçse për një “mysliman demokrat”, si kristiandemokratët evropianë.

“Mbi të gjitha, unë jam mysliman”, tha ai në vitin 2003 në një intervistë për New York Times, “(…) por tani përpiqem ta mbaj këtë çështje jashtë jetës sime politike, ta mbaj për vete. Një parti politike nuk mund të ketë fe. Vetëm individët munden. Përndryshe, ju jeni duke shfrytëzuar fenë, dhe feja është aq supreme sa nuk mund të shfrytëzohet apo përdoret për qëllime të këqija».

Fillimi i ri

Një fjalim që qetësoi skenën ndërkombëtare. Sepse pas sulmeve të 11 shtatorit, “Islami nuk pati jehonë të mirë”, kujton Hamit Bozarslan.

Në prag të zgjedhjeve legjislative të vitit 2002, Rexhep Tajip Erdogan u prit ngrohtësisht në Uashington nga presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, dukshëm shumë i bindur nga kjo fytyrë e re “Ne mbështesim turqit që ata të hyjnë në Bashkimin Evropian”, këmbënguli ai, ndërkohë që dosja e anëtarësimit ishte e bllokuar që nga viti 1987.

Presidenti i SHBA George W. Bush përshëndet Kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 14 nëntor 2008. Chris Greenberg/Shtëpia e Bardhë//Wikimedia Commons

Për ta bërë këtë, Erdogan mori përsipër të reformojë vendin politikisht dhe nga ana sociale. Ai miratoi më shumë se 800 ligje që synonin përafrimin e standardeve turke me kriteret evropiane, hoqi dënimin me vdekje dhe ringjalli ekonominë që ishte përfshirë nga një krizë e rëndë financiare që nga viti 2001.

Në universitete një hapësirë e re po hapej “tashmë mund të flitej për çështjen kurde, madje mund të shkruheshin teza diplomash për këtë temë, të flitej për gjenocidin armen… Fakti që represioni u zvogëlua u konsiderua një hap i madh për demokracinë”, argumenton Hamit Bozarslan.

Për çështjen kurde, AKP u angazhua për një proces paqeje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në luftë kundër shtetit turk për dekada, dhe hoqi ndalimin e praktikimit dhe mësimdhënies së gjuhës indigjene në rajonet me shumicë kurde.

Në tetor 2005, përpjekjet e tij u shpërblyen. BE-ja nisi zyrtarisht hapjen e procesit të negociatave të pranimit për Turqinë.
Në qendrat e votimit, aventura e AKP-së ndërkohë vazhdonte.

Në vitin 2007, gjatë zgjedhjeve të parakohshme legjislative, turqit i dhanë atij një fitore të qartë dhe Erdogan madje arriti të zgjidhte Abdullah Gül, një nga miqtë e tij më të ngushtë në politikë me të cilin bashkëthemeloi partinë në vitin 2001, në presidencë. Një kërcënim më shumë për opozitën.

Presidenti në largim, Ahmet Nexhdet Sezer deklaroi se “Republika ishte duke u përballur me rrezikun më të rëndë që kishte njohur që nga themelimi i saj në 1923”.

Poshtërimi

Duke mos i vënë veshin pakënaqësive të elitave të vjetra, kryeministri trajtoi një tjetër çështje jashtëzakonisht të ndjeshme.
“Në vitet e para të pushtetit, shumë njerëz mendonin se ishte një gjë e keqe që një grua të hynte në jetën publike duke veshur hixhabin,” shpjegon Mehmet Yasar Altundag, një shkencëtar politik ekspert për Turqinë. Meqë ishte vetë e mbuluar, Emine Erdogan, gruaja e kreut të qeverisë, mbante distancë nga ceremonitë zyrtare ku ajo pritej, nga frika se shamia e saj do të shkaktonte zhurmë për vetë Kryeministrin.

E njëjta gjë vleu edhe për dy vajzat e tij, të cilat atij iu desh t’i dërgojë në një universitet amerikan që të mund të mbanin lirisht hixhabin.

Për Erdoganin, ky është një poshtërim i tepërt.

Në vitin 2008, ai hoqi ndalimin e veshjes së hixhabit në universitete, duke shkaktuar një protestë nga mbështetësit e Turqisë së vjetër.

Erdogan, nga ana e tij, mori në këmbim një mirënjohje të madhe nga elektorati femëror, ende sot tradicionalisht më i favorshëm për AKP-në.

Në të njëjtën kohë, ai nuk hezitoi t’u fërkojë shpatullat myslimanët më rigoroz.

Në të njëjtin vit, ai udhëzoi Departamentin e Çështjeve Fetare të kryente një rishikim themelor të haditheve, për t’i përshtatur fjalët e shenjta me realitetin e botës moderne. Një ngjarje e krahasuar me “Reformimin e krishterë” nga disa vëzhgues të momentit.

Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama pozojnë për një foto gjatë një pritjeje në Muzeun Metropolitan në Nju Jork me Recep Tayyip dhe Emine Erdogan, 23 shtator 2009. Lawrence Jackson/White House//Wikimedia Commons

Pavarësisht natyrës veçanërisht moderne dhe gjithëpërfshirëse të disa prej reformave të tij, opozita vazhdoi të jetë e kujdesshme ndaj këtij “islamisti demokratik” dhe ta akuzojë atë për qëllime të fshehura.

Duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar t’i japë goditje, establishmenti, nëpërmjet një prokurori të rangut të lartë, paraqiti një ankesë në mars 2008 përpara Këshillit Kushtetues, duke kërkuar ndalimin e AKP-së dhe pezullimin e 71 anëtarëve të saj nga jeta politike. “AKP është kthyer në një qendër aktiviteti kundër sekularizmit,” thoshte në atë kohë ai.

Pasi paditë nuk dhanë asnjë rezultat, Rexhep Tayyip Erdogan filloi një projekt reformash kushtetuese, sfida kryesore e të cilit ishte transformimi i sistemit të drejtësisë.

“Disa e panë atë si një sulm ndaj gjyqësorit”, pohon Mehmet Yasar Altundag. Me amendamentet e reformës të miratuara me referendum në shtator 2010, kryeministri përgëzoi “A mund të ketë diçka më të mençur dhe më kuptimplote se kalimi nga një Kushtetutë që rezulton e krijuar nga një grusht shteti në një Kushtetutë të popullit?” duke iu referuar grushtit të shtetit të udhëhequr nga ushtria në vitin 1980.

Edhe pse gjithë këto reforma, Erdogani pëson një pengesë të dhimbshme politike: procesi i anëtarësimit në BE u varros.

Në vitin 2007 qartësisht, sinjalet pozitive dukej se po zbeheshin në favor të një diskursi haptazi armiqësor kundër Turqisë.

Kandidati për presidencën franceze në vitin 2007, Nicolas Sarkozy madje përfshiu kundërshtimin ndaj integrimit evropian të Turqisë në programin e tij të fushatës, duke përmendur dallimet e papajtueshme kulturore dhe gjeografike.

“Nëse ne duam ta bëjmë BE-në diçka tjetër përveçse një klubi të krishterë, zoti Sarkozy duhet të kapërcejë paragjykimet e tij”, u përgjigj i inatosur kreu i qeverisë turke.

“Ai që ishte margjinalizuar, që ishte poshtëruar, që i thanë se nuk mund të bëhej as mokhtar, donte të tregonte se Evropa nuk mund të ekzistonte pa Turqinë”, siguron Hamit Bozarslan.

I prekur në krenarinë e tij, Erdogan gradualisht filloi largimin nga Perëndimi dhe po e përshtaste projektin e tij politik në përputhje me rrethanat.

Recep Tayyip Erdogan në mars 2008 gjatë një ceremonie përkujtimore në Çanakkale. Creative Commons

Referencat islamiste futen edhe një herë në sintaksë. Me prekje të vogla, ne shohim fytyrën e vjetër të politikanit që po lindte.
Papritur, ai lëshoi një vërejtje kundër atyre që pinin uiski duke parë Bosforin.

Një tjetër dalje, ai lajkatoi moralin e grave që ishin të mbuluara me hixhab dhe fajësoi ato që vishnin pantallona të shkurtra.

A ishte vallë i fshehur që në fillim projekti i politikanit? Apo u ridizajnua nga ndodhitë e jashtme?

Sido që të jetë, piketat drejt një epoke të re u hodhën. Nga viti 2011, ajo do ta shtynte Turqinë të distancohet edhe më tej nga Perëndimi dhe të përpiqet të vendoset si një lojtar kyç në vathën arabe.

Episodi i radhës nesër me titullin “Udhëheqësi” i ri i botës myslimane

Marrë nga libanezja “L’Orient le Jour” dhe përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore