Një javë para fillimit të sezonit turistik Liqeni i Komanit dukej si mos më keq.
Mbeturina plastike dhe të pariciklushme shiheshin gjithandej liqenit të gjatë për rreth 34 km2.
Adelina Hajzeraj, bjeshkatare nga Kosova, e cila aktualisht jeton dhe punon në Belgjikë, mori iniciativë për të pastruar këtë liqe.
Gjithçka nisi në shtator të vitit të kaluar.
Organizime, komunikime, aranzhime.
Ftesës së sajë në rrjete sociale, iu përgjigjën rreth 200 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.
Të dielën e 11 prillit, ajo bashkë me Nazmi Hasanramajn, udhëheqës i Klubit Alpin Prishtina, Arianit Mula udhëheqës i Kayak Kosova, varkatarët e Miki Tours dhe varkatarët e tjerë të zonës, Ndoc Mulaj e Bledar Jubanit nga Shqipëria dhe shumë e shumë të tjerë e filluan aksionin e pastrimit të liqenit, herët në mëngjes.
Aksioni zgjati për disa orë dhe vullnetarët arritën të mbushin me qindra thasë të zinj me mbeturina.
Mbi 400 thasë të mbushura me plastikë, mbeturina të pa riciklueshme u dërguan në landifillin e Bushatit.
Mbeturinat vijnë nga degët e Lumit Drin.
Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin në Shqipërinë e veriut.
Liqeni është i rrethuar nga kodra të pyllëzuara, shpatet vertikale, gryka të thella dhe një luginë e ngushtë, e marrë plotësisht nga lumi.
Përveç Drinit, ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona.
Liqeni shtrihet në një sipërfaqe prej 34 km2, gjerësia është 400 m.
Rezervuari u ndërtua midis viteve 1979 dhe 1988 pranë fshatit Koman.
Për më shumë detaje ndiqni storien në vazhdim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ahmeti: Kjo është Tirana e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Tragjedia e Gërdecit, Mediu sërish kërkesë për marrjen e dëshmisë së shtetasve amerikanë
-
Zhupa: Rezultatet e PISA-s, këmbanë alarmi – Manastirliu: Performanca u ndikua nga disa faktorë
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë