Shqipëria

Aksi Thumanë-Kashar gati, Rama: I shërben zhvillimit të turizmit


Këtë të diel të 30 qershorit – duke nisur nga ora 19:00 – do të hapet për qarkullimin e mjeteve aksi Thumanë-Kashar.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet se si duket ky aks, thekson se ai do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.

Kalimi në këtë aks do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.

Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore