Shqipëria

Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen nga çdo funksion drejtues në PD


Në mbledhjen e grupit parlamentar, e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, mësohet se deputeti Agron Gjekmarkaj, dha dorëheqjen nga çdo funksion drejtues në PD.

Ai gjithashtu ka kërkuar që PD-ja të shkojë në zgjedhje.

“Komisioni të çojë PD në zgjedhje. Unë jap dorëheqjen nga funksionet e mia dhe mbetem deputet i thjeshtë”.

Ky vendim ishte i paralajmëruar mëngjesin e sotëm dhe vjen pas humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e pjesshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore