Lajme

Abazoviç: Iniciativa “Ballkani i Hapur” është në përputhshmëri me Procesin e Berlinit


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë një interviste për Deutsche Welle, ka thënë se iniciativa  “Ballkani i Hapur” është në përputhshmëri me Procesin e Berlinit, duke potencuar se “si një mjet për integrimin e shpejtë në Bashkimi Evropian është diçka e mire”.

“Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është në rregull. “Ballkani i Hapur” është në përputhmëni me Procesin e Berlinit. Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo gjë”, tha Abazoviç.

Sipas kryeqeveritarit malazez, Procesi i Berlinit, CEFTA dhe “Ballkani i Hapur” kanë si mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal.

“Emri është i parëndësishëm. Na duhet më shumë besim, komunikim i mirë, projekte të përbashkëta, më shumë bashkëpunim mes vendeve e qeverive. Këto na duhet. Dhe nga këndvështrimi im, gjithçka shkon në këtë drejtim, është gjëja e duhur. Na duhen më pak tensione, deporalizim i rajonit, dhe për këtë na duhet t’i besojmë njëri-tjetrit dhe jo ta shohim çdo propozim që vjen nga përtej kufirit si diçka armiqësore”.

Ndërkaq kur është pyetur për pushtimin rus të Ukrainës, ai ka theksuar “ne mbështesim 100 për qind standardet demokratike dhe promovimin e vlerave universale, në veçanti promovimin e të drejtave të njeriut”.

“Jemi thellësisht të zhgënjyer nga Rusia në këtë situatë dhe i japim të gjithë mbështetjen sovranitetit të Ukrainës dhe qytetarëve të saj”, shtoi Abazoiviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore