Çmimi i madh i Kanadës në Formula 1 është anuluar dhe do të zevëndësohet nga çmimi i madh i Turqisë.
Është viti i dytë me radhë që gara në Kanadë anulohet për shkak të pandemisë Covid-19.
Masat e udhëtimeve e bënë të pamundur hyrjen në Kanadë pa u karantinuar 14 ditë, u tha në njoftimin zyrtar të F1.
Në këtë njoftim, është zyrtarizuar edhe nënshkrimi i kontratës së re që Kanada të jetë pjesë e Formula 1 deri në vitin 2031.
Kurse, Turqia kthehet në kalendar për të dytin vit radhazi si garë zëvendësuese për shkak të ndalesave që shtetet e tjera kanë nga pandemia.
Vitin e kaluar, u rikthye në kalendar për herë të parë pas 2011-ës. Ishte gara kur Hamilton siguroi titullin e shtatë pas një gare të jashtëzakonshme.
Presidenti i F1, Stefano Domenicali tha: “Edhe pse është për të ardhur keq që Kanada nuk do të jetë pjesë e kalendarit këtë vit, jemi shumë të lumtur të tregojmë që Turqia po kthehet”.
“I falënderohëm të gjithë autoriteteve në Kanadë për mundin e tyre, por pandemia po e bënë të pamundur”.
Gara në Turqi do të zhvillohet në datat 11 deri në 13 qershor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com