Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes mediave sociale, që ditën e premte, 8 janar, do të zhvillojë një drekë pune në Athinë. Ai do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.
Sipas Ramës, fokusi i bisedimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19. Forcimi i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian i vendeve ballkanike do të jenë pjesë e diskutimeve.
Rama, të mërkurën e mëparëshme, kreu një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi marrëveshjet e arritura.
Kryeministrat e të dy vendeve nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë.
Të dyja vizitat po zhvillohen në kontekstin e konflikteve lidhur me dekretin e Greqise për zgjerimin me 12 milje në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko- turke. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Merr jetë projekti “Smart City”, Balla lajmëron monitorim e Tiranës me kamera e inteligjencë artificiale
-
Prokuroria kërkon 15 vjet burg, për autorin e vrasjes së 7-vjeçares me skaf në Himarë
-
Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet: Deri në ora 17:00 votuan 46.93% për parlamentare, 42.33% për presidenciale – arrihet censusi
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Gërvalla: Evropa të përgatitet për konflikt në rast se Rusia s’e humb luftën ndaj Ukrainës