Artisti amerikan Willie Nelson pritet të kthehet në turneun e tij së shpejti pasi anuloi disa koncerte, duke përmendur “urdhrat e mjekësore”.
Nelson, i cili mbushi 91 vjeç në prill, nuk ishte ende në gjendje të kthehej në skenë të mërkurën mbrëma kur edhe e kishte paralajmëruar koncertin e radhës.
“Willie Nelson nuk do të performojë në shfaqjen e sonte në Virginia Beach”, thuhet në një mesazh të postuar në llogaritë e Nelson në mediat sociale.
“Ne presim që Willie të kthehet në turne së shpejti”, shton më tej postimi.
Javën e kaluar, Nelson anuloi shfaqjet në turneun e tij të Festivalit Muzikor Outlaw për shkak të gjendjes shëndetësore.
Në një deklaratë ekipi i tij shkroi, “Me keqardhje ju informojmë se Willie Nelson nuk ndihet mirë dhe, sipas urdhrave të mjekut, është këshilluar të pushojë për katër ditët e ardhshme. Ai pritet të shërohet shpejt dhe të bashkohet me turneun e Outlaw Music Festival javën e ardhshme”.
Bob Dylan, Robert Plant, Alison Krauss dhe djali i Nelson, Lukas Nelson, së bashku me grupin e tij performuan siç ishte planifikuar.
Ndalesat e ardhshme të turneut të Nelson janë në Nju Jork të premten e 28 qershorit, njëjtë dhe të shtunën.
Në maj, Nelson publikoi një album të quajtur “The Border” dhe u shfaq në albumin “Cowboy Carter” të këngëtares Beyonce.
Ai u përfshi në “Rock & Roll Hall of Fame” vitin e kaluar dhe performoi me Sheryl Crow, Chris Stapleton dhe Dave Matthews.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Camila Cabello publikon albumin e ri, zbulon se një periudhë e jetës së saj ishte “makth” dhe “ferr”
-
“Glastonbury Festival” është gati për performancën elektrizuese të Dua Lipës
-
Diplo akuzohet për shpërndarje të përmbajtjeve pornografike në një padi të re
-
Willie Nelson anulon koncertet e fundit për shkak të gjendjes shëndetësore