Pas një aksioni të policisë në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit, në luftimin e aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët ka përfunduar.
“Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik. Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se organet e rendit do të vazhdojnë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në vend.
“I lus dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale”, potencoi kreu i MPB-së.
Ndryshe, personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600 mijë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrelli e Lajçaku porosi Kosovës e Serbisë: Pritshmëritë e BE-së s’do të ndryshojnë – marrëveshjet vlejnë edhe pa nënshkrim
-
Diplomacia e Hillit s’është në përputhje me Shtëpinë e Bardhë, thotë profesori kroat
-
Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi ka nevojë për guxim, vizion dhe vullnet politik
-
Kurti në Greqi flet për sfidat globale: S’ka paqe të vërtetë derisa 1 për qind e të pasurve zotëron gjysmën e pasurisë
Lajmet kryesore
-
Rezultatet e para nxjerrin në avantazh Lëvizjen Kombëtare të ekstremit të djathtë
-
Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës
-
Disa baza ushtarake amerikane në Evropë janë në gatishmëri të shtuar mes kërcënimeve të mundshme terroriste
-
Borrelli e Lajçaku porosi Kosovës e Serbisë: Pritshmëritë e BE-së s’do të ndryshojnë – marrëveshjet vlejnë edhe pa nënshkrim