Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me gjeneralin e Komandës Ajrore të NATO-s dhe komandantin e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë, gjeneral James B. Hecker, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Vuçiç përmes një postimi në Facebook, i cili ka treguar edhe detaje të tjera se çka ka biseduar me gjeneralin amerikan.
“Bisedë e mirë me gjeneralin James B. Hecker, me të cilin diskutova për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, veçanërisht në Kosovë, si dhe aspektet gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit të partneritetit që Serbia ka me Forcat Ajrore të SHBA në Evropë dhe Afrikë”, shkroi Vuçiç.
Kreu serb ka shtuar se ka përsëritur mirënjohjen e tij për forcat e NATO-s në Kosovë, KFOR, “të cilat janë garantues i paqes dhe sigurisë së popullit tonë në Kosovë dhe shpreha kënaqësinë time për besimin reciprok dhe bashkëpunimin e mirë që po zhvillohet duke respektuar neutralitetin ushtarak të Serbisë”.
“Gjithashtu diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes, i cili kontribuon në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve”, përfundoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Autorët e Banjës duhet të mbajnë përgjegjësi” – Qëndrimet e O’Brien-it dhe Lajçak-ut për Radojiçiç-in dhe terroristët e tjerë
-
Gërvalla takon kryediplomatin e Armenisë – shtetit që s’e njeh Kosovën: Falsin për sigurinë
-
Ish-kryeinspektori i AKI-së: Derisa Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve, Qeveria e RMV-së po i largon nga vendimmarrja
-
Lista Serbe e ka humbur ndikimin në Veri, thotë Rashiç
Lajmet kryesore
-
Ndërsa Franca përgatitet për të votuar, cilat janë opsionet e Macron?
-
Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun e parasë, blen 32.6 milionë euro
-
Intervistë nga burgu me kundërshtarin rus Ilja Yashin: “Regjimi i Putinit do të përfundojë si BRSS”
-
“Autorët e Banjës duhet të mbajnë përgjegjësi” – Qëndrimet e O’Brien-it dhe Lajçak-ut për Radojiçiç-in dhe terroristët e tjerë