Osmani: Si rezultat i veprimeve gjenocidale të Milosheviçit mbi gjysma e popullsisë u bënë refugjatë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve ka kujtuar se gjatë luftës së fundit në vend mbi gjysma e popullsisë janë bërë refugjatë.
“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Milosheviçit”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Ajo ka theksuar se “do të luftojnë” për të drejtat e refugjatëve kudo në botë dhe se populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën.
“Në Ditën Botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo”, shtoi e para e shtetit.
Ndryshe, Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheqë vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.
Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve, të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hungaria nga 1 korriku merr Presidencën e Këshillit të BE-së | Perez: Do të rrezikohet drejtpërdrejt procesi i integrimit të Kosovës
-
Petkoviçi e quan Sveçlën “mburravec” të rrjeteve sociale
-
IML përfshihet nga zjarri për të tretën herë brenda dy viteve
-
Haradinaj në Gjermani: AAK-ja, forca e parë në diasporë – bashkë drejt fitoreve për Kosovën
Lajmet kryesore
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të numrit të pasagjerëve përmes transportit ajror, sipas BB
-
Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare bllokon 27 mjete lundruese
-
Pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet franceze në 40 vjet pasi e djathta ekstreme kërkon fitore historike
-
Hungaria nga 1 korriku merr Presidencën e Këshillit të BE-së | Perez: Do të rrezikohet drejtpërdrejt procesi i integrimit të Kosovës