Selmanaj: Projektligji për KPK-në do dërgohet prapë në Kushtetuese – do ta mbrojmë kushtetutshmërinë
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/09/selmanaj.jpg)
Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dritan Selmanajt, meqë pushteti nuk i ka marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kjo nismë legjislative do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese.
“Do të përfundojë përsëri në Gjykatë Kushtetuese sepse jemi të vendosur që të mbrojmë kushtetutshmërinë në Kuvend”, ka deklaruar Selmanaj në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion që u mbajt këtë të enjte pasi miratimit të raporteve për Projektligjin për KPK-në.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se ky projektligj nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese, meqë konsideroi se ka dhjetëra shkelje.
“Kjo shumicë nuk e ka vullnetin për të bërë reforma në drejtësi. Me pas njëmend që ta luftojë korrupsionin, nuk e kish lënë katër vjet Kosovën pa kryeprokuror, katër vjet ne nuk kemi kryeprokuror e flasim për luftim të korrupsion në Kosovë”, potencoi Selmanaj.
Ndërkaq kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, theksoi se në grupin punues janë trajtuar rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Unë jam i bindur që projektligji adreson rekomandimet e Komisionit të Venecias, merr për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka asnjë arsye, asnjë element antikushtetues”, u shpreh ai.
Ndryshe, në opinionin e fundit, Komisioni e Venecias nuk e përkrah rritjen e përkohshme të numrit të anëtarëve të KPK-së
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gërvalla takon kryediplomatin e Armenisë – shtetit që s’e njeh Kosovën: Falsin për sigurinë
-
Ish-kryeinspektori i AKI-së: Derisa Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve, Qeveria e RMV-së po i largon nga vendimmarrja
-
Lista Serbe e ka humbur ndikimin në Veri, thotë Rashiç
-
Policia sekuestron 3250 pako cigare, dyshohet se ishin të kontrabanduara
Lajmet kryesore
-
Franca në zgjedhje, rritet pjesëmarrja në qendrat e hapura të votimit
-
Hasani takim me Fajon: Sllovenia mbështet Shqipërinë dhe procesin e zgjerimit
-
Maj i përgjakshëm për ushtrinë ruse në Ukrainë: një mijë viktima në ditë
-
Gërvalla takon kryediplomatin e Armenisë – shtetit që s’e njeh Kosovën: Falsin për sigurinë