Trupat izraelite kanë arrestuar kryetarin e Këshillit Legjislativ Palestinez, Aziz Dweik, në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor.
Kështu njoftoi transmetuesi shtetëror izraelit KAN të enjten në mëngjes, duke cituar raportet palestineze.
Dweik është kryetar i Këshillit Legjislativ Palestinez, një post të cilin e ka mbajtur që nga viti 2006.
Në vitin 2009, Hamasi deklaroi se ai duhet të trajtohet si ushtrues detyre i presidentit të Autoritetit Palestinez.
Në përgjigje të arrestimit të Dweik, Hamasi lëshoi një deklaratë që dënonte masën izraelite.
BREAKING| Israeli forces rearrest Speaker of the Palestinian Legislative Council, Aziz Dweik, less than a week after releasing him.
Dweik had been kidnapped and held under administrative detention for 9 months. pic.twitter.com/wkZnztS5Xy
— Quds News Network (@QudsNen) June 19, 2024
“Ne dënojmë me termat më të ashpër riarrestimin nga Izraeli të Kryetarit të Këshillit Legjislativ Palestinez, Dr. Aziz Dweik, disa ditë pas lirimit të tij, në një mënyrë brutale dhe hakmarrëse”, tha Hamasi.
Dweik u arrestua nga Izraeli në tetor të vitit të kaluar, afërsisht një javë pas masakrave të Hamasit të 7 tetorit në Izraelin jugor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rezultatet e para nxjerrin në avantazh Lëvizjen Kombëtare të ekstremit të djathtë
-
Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës
-
Disa baza ushtarake amerikane në Evropë janë në gatishmëri të shtuar mes kërcënimeve të mundshme terroriste
-
Borrelli e Lajçaku porosi Kosovës e Serbisë: Pritshmëritë e BE-së s’do të ndryshojnë – marrëveshjet vlejnë edhe pa nënshkrim