![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/10/donika-gervalla-3.jpg)
Kryediplomatët e vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen midis 20 dhe 22 qershorit në Austri për të diskutuar mbi rrugëtimin e gjashtë vendeve ballkanike drejt integrimeve evropiane, ku një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) në dritën e “fërshëllimes” së zgjerimit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, do të jetë nikoqir i forumit të përvjetshëm evropian në Vjenë, ndërsa në këtë forum pritet të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, në përpjekje për të nxitur dhe përshpejtur procesin e integrimeve evropiane.
Gjithashtu pritet të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili paralajmëroi edhe takime dypalëshe me krerët e diplomacisë ballkanike. E kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, përkundër se s’e ka konfirmuar akoma pjesëmarrjen, figuron në listën e folësve në kuadër të këtij forumi evropian.
Nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, të gjitha ose kanë statusin e kandidatit për anëtarësimin e ardhshëm në klubin eksluziv evropian, ose kanë nisur tashmë negociatat e pranimit. Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.
Kosova, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia synojnë të anëtarësohen në bllok dhe janë në faza të ndryshme të arritjes së këtij qëllimi madhor, ndërsa plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshin investime prej 6 miliardë euro dhe akses në tregun e brendshëm të bllokut evropian në fusha të caktuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lista Serbe e ka humbur ndikimin në Veri, thotë Rashiç
-
Policia sekuestron 3250 pako cigare, dyshohet se ishin të kontrabanduara
-
O’Brien: Radoijçiç s’është aktiv në Veri më siç ka qenë – na është premtuar se në Serbi do përballet me ligjin
-
Lajçak i përgjigjet Gërvallës për terroristët e Banjës: Qëndrimi i BE-së është i qartë – autorët të mbahen përgjegjës