Nënat e reja janë gjithmonë në kërkim te informacioneve se si duhet të sillen me fëmijët e tyre. Ata janë gjithmonë të shqetësuara se si do arrijnë të menaxhojnë rritjen e tyre.
Por përtej kësaj ka disa gjëra që nuk dini për bebet, të cilat janë shumë surpizuese.
Disa foshnja ndalojnë frymëmarrjen.
Ka të ngjarë që kur bebet janë duke fjetur, mund të mos marrin frymë për pesë deri në 10 sekonda. Frymëmarrja e çrregullt është normale. Por nëse foshnja ndalon frymëmarrjen për një kohë më të gjatë ose bëhet blu, është një urgjencë mjekësore.
Bajamet e tyre kanë sensorë për shijen.
Edhe pse një foshnjë ka afërsisht të njëjtin numër të sensorëve të shijes si fëmijët dhe të rriturit, ato mbulojnë më shumë zona, duke përfshirë bajamet dhe pjesën e pasme të fytit. Një i porsalindur mund të ndjejë shijen e ëmbël, të hidhur dhe të thartë, por jo të kripur (deri rreth 5 muaj). Kur fillojnë të konsumojnë më shumë ushqim, ata kanë të ngjarë të pëlqejnë të njëjtat gjëra që nëna hante gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Ata qajnë pa lot, në fillim.
Të vegjlit kanë shumë dhimbje kur janë të porsalindur. Por lotët e bebeve nuk shfaqen pa qenë një muajsh.
Të sapolindurit kanë gjoks.
Të dy, djemtë dhe vajzat, mund të duken sikur kanë gjoks të vogël. Madje mund të kenë edhe rrjedhje qumështi. Gjoksi formohet sepse foshnjat thithin estrogjenin nga nëna dhe zhduket brenda disa javësh.
Flenë të drejtuar djathtas.
Vetëm 15% e të sapolindurve preferojnë të kthejnë kokën majtas kur shtrihen në shpinë. Mendohet se ka lidhje me një gjen.
Djemtë mund të kenë ereksione.
Ndodh shpesh pak para se të urinojnë. Nuk dihet saktësisht pse, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar ose turpëruar. Madje mund të duket edhe në ultratinguj, para se të lindin.
Mund të trembin veten.
Nuk duhet shumë mund për të tronditur, apo trembur një të porsalindur: një zhurmë e fortë, dritë e ndritshme, lëvizje e papritur etj. Gjithashtu, foshnjat mund të tremben nga lëvizjet e tyre, si për shembull kur lëvizin krahët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kontrata e parë e punës e Princeshës Diana mbi të cilën ajo gënjeu për moshën e saj, shitet për mbi 10 mijë dollarë në ankand
-
Emily Blunt thotë se të qëndruarit në kontakt është “çelësi i martesës” me bashkëshortin John Krasinski
-
Mbreti Charles bën daljen e parë publike që nga diagnostikimi me kancer
-
Britney Spears thotë se nuk ka pasur “drejtësi” edhe pas zgjidhjes së çështjes së konservatorit
Lajmet kryesore
-
Edhe në mars Shqipëria me rekord trafiku pasagjerësh nga Rinasi
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë