Avokati serb nga Beogradi, Sead Spahoviç, ka thënë se Serbia nuk ka ushtri dhe nuk është e gatshme të futet në Kosovë edhe pse ditë më parë kryeministri serb Millosh Vuçeviç, ka thënë se “Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës.
“Ata nuk e kanë atë ushtri tani dhe prandaj nuk e bëjnë dot. Por ata mund të gudulisin opinionin publik në Serbi, i cili ka vullnet që ushtria të kthehet në Kosovë, Kosova është tokë e shenjtë serbe, fjala më e shtrenjtë serbe etj. Dhe kjo është e gjitha”, tha Spahoviç në një intervistë për The Geopost.
Sipas tij, Serbia nuk ka ushtri, ajo ka armë, por nuk ka ushtarë dhe Kosova ka dhe ky është një dallim i rëndësishëm, prandaj Serbia nuk mund të bëjë asgjë në atë drejtim me forcë.
“Nëse do të mundnin, do të hynin atje, është thjesht çështje ekuilibri fuqie ose nëse doni edhe frike. Sepse, kini kujdes, shqiptarët duan të vdesin për Kosovën e tyre, e serbët jo, dhe ky është dallimi themelor, prandaj nuk ka mundësi për një konflikt ushtarak”, shtoi.
“Nuk mund të vlerësoj se si është situata me Republikën Srpska sepse edhe atje kanë pretendime. Në përgjithësi Serbia shërbehet me minoritetet në Mal të Zi, Maqedoni, bëjnë rrëmujë kudo, po ashtu edhe në Bosnje. Vetëm në Kroaci nuk munden, kur kanë mundur e kanë bërë edhe atje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjyqtarët s’ishin të ndarë, ashtu siç tha Kurti: 8 me 1 ishte raporti i votave për shumicën e neneve të rrëzuara të Ligjit për Byronë
-
Çitaku kërkon nga Qeveria që të ndalojnë edhe kontratat një burimore e shkeljet e Kushtetutës
-
1 muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për spiunazh
-
Arrestohet një serb në Gazimestan
Lajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Ols Rama shpjegon nga SPAK të vërtetën e tij për “Xibrakën”
-
Trump, “fituesi” i debatit të Atlantës: Strategjia ‘prit dhe shih’ dhe 30 lajme të rreme në fjalën e tij
-
Censi: Në Tiranë jetojnë 32% e popullatës, Kukësi dhe Gjirokastra më pak të banuarit