Policia e Tiranës, mëngjesin e ditës së shtunë, 10 prill, ka shpallur në kërkim autorët që grabitën një shumë parash në një zyre finance gjatë orëve të natës.
Zyra ndodhet në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Sipas njoftimit po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Materialet e mbledhura i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com