Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se ka dorëzuar në SPAK “provat e bëra dje publike që lidhin vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me laboratorin e drogës në Xibrakë”.
Sipas tij, nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për “të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës”.
“Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit”, shkruan Bardhi.
Ndërkaq, një ditë më parë Olsi Rama reagoi ndaj akuzave të Bardhit se ai është i përfshirë në trafik droge, me atë që quhet dosja e Xibrakut.
Vëllai i kryeministrit ka hedhur poshtë këto akuza duke i konsideruar “mizerabilitet njerëzor”.
Nga ana tjetër, ai e cilëson Bardhin si “kanakarin e sharlatanit famëkeq (Berishës) që ka sulmuar me qindra herë familjen Rama”.
Gjithashtu ai shton se nuk është përfshirë ndonjëherë në politikë pavarësisht se vëllai i tij Edi Rama qeveris vendin. Akuzat për drogë i konsideron të vërteta aq sa lidhje ka i paburri (Bardhi) me të vërtetën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
A do jap Taravari dorëheqje ashtu siç premtoi para zgjedhjeve?