Ish-ambasadori amerikan i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, është martuar në moshën 88-vjeçe.
Ceremonia e martesës është zhvilluar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës (SHBA), derisa ai ka kurorëzuar dashurinë me bashkëshorten e tij Dejzi.
Lajmin për martesë, Walker e kishe konfirmuar edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, teksa asokohe pati zbuluar se tanimë gruaja mban emrin e njëjtë si të bashkëshortes së tij të ndjerë.
Ndërkaq, në ahengun e dasmës nuk munguan as shqiptarë nga Kosova – mes tyre, edhe ish-polici kosovar Muhamet Beqiri. Ky i fundit ka publikuar edhe një fotografi nga ceremonia, duke pozuar pranë çiftit të ri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti fiton – përsëri – zgjedhjet, kësaj radhe i dyti me deputetë në nivel republikan
-
“Dita e Evropës”, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër
-
Për Putinin, Gaza është një dhuratë e përjetshme
-
Mungesa e instituteve hetimore, ngadalëson procesin për ngritje të aktakuzave për sulmin në Zveçan dhe Banjë