Presidentja Osmani për masakrën e Rezallës: Liria ka kuptim vetëm kur përgjegjësit të vihen para drejtësisë
“Nuk do të ndalemi së kërkuari vendosjen e drejtësisë për njerëzit tanë sepse ata u privuan nga jeta, vetëm pse ishin shqiptarë. Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur përgjegjësit dhe ekzekutuesit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka kërkuar drejtësi për masakrën e Rezallës, për të cilën Osmani thotë se “kjo masakër është dhimbje e jona e vazhdueshme, kujtesë historike dhe sakrifica për lirinë e vendit”.
“22-vjet pas, nevoja për drejtësi riaktualizohet, duke u bërë përpjekje e vazhdueshme e institucioneve të vendit”, ka shkruar ajo.
Tutje Osmani ka rrëfyer historinë e kësaj ngjarje për të cilën tregoi se më pesë prill të vitit 1999, “forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë rrethuan shtëpitë e fshatit, ndanë nga gratë, nënat e motrat, 98 djem e burra dhe i ekzekutuan mizorisht”.
Ajo tutje ka shkruar se nga këta civilë të vrarë, 44 prej tyre ishin të pagjetur, kurse disa vite më pas një pjesë e trupave janë gjetur në Rudnicë të Rashkës.
Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe te kompleksi i të vrarëve në masakrën e Rezallës.
Në kujtim të të vrarëve, në Kompleksin Memorial në Rezallë, homazhe kanë bërë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Masakra e Rezallës është shembull i sakrificës, është dëshmi e krimit dhe gjenocidit që kriminelët serb bënë në Kosovë duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë së vet”, ka thënë para mediave kryetari Jasharaj.
Ai tutje theksoi se familjarët e martirëve, për 22 vjet me radhë familjarët kanë jetuar me dhimbjen duke pritur gjetjen e trupave të të vrarëve.
“Shpresojmë që shumë shpejt do të zbardhet fati edhe i atyre që nuk janë këtu”, përfundoi Jasharaj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Edhe në mars Shqipëria me rekord trafiku pasagjerësh nga Rinasi
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë