Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nё njё dalje pёr prezantimin e kandidatёve nё qytetin e Fierit, njoftoi planet e ndёrtimit tё njё Universiteti Mjekёsor pranё qytetit tё Fierit, nё tё cilin do tё diplomohen mjekë dhe infermierё tё sё ardhmes.
Ai deklaroi gjatё fjalёs sё tij se nё vёmendjen e Partisё Socialiste “janё po ashtu, siç kanё qenё dhe mё parё, nёnat e reja tё cilat do tё suportohen me njё sasi monetare prej 10 mijё lekёsh nёse nuk kanё mundёsi tё çojnё fёmijёt e tyre nё çerdhe”.
“Do ta vazhdojmё gjatё kёtij mandati pёr fёmijёt nga 1 deri nё 6 vjeç, pёr tё gjitha ato familje qё nuk kanё mundёsi t’i çojnё nё çerdhe dhe kopёsht duke i’u dhёnё bonus 10 mijё lekë”, u shpreh Ruçi.
Kryetari i Kuvendit nuk harroi gjithashtu pa pёrmendur dhe planin pёr moshёn e tretё tё popullsisё, ku sipas tij tё ardhurat e tyre do tё shtohen me 5% plus bonusin qё pёrfitojnё çdo vit.
Ai u shpreh edhe projektet e ndërtimit të infrasktrukturës “për të asfaltuar çdo rrugë dhe çdo fshat të Shqipërisë”, përmirësimin e mëtejshëm të sistemit arsimor, rritjen e pagave dhe heqjen e taksave prej pagës minimale, furnizimin 24 orë me ujë dhe drita në çdo cep të vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë