Ka përfunduar bastisja e hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtëpinë e Ismail Sylës – ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Siç ka njoftuar avokati i Sylës, Artan Qerkini, atij i është sekuestruar vetëm telefoni
Bastisja e shtëpisë së ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi, filloi të në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Por, Syla s’është i vetmi që është përballur me bastisje, pasi që, të martën e 31 tetorit, bastisje pati edhe në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami si dhe në shtëpinë e prindërve të tij.
Ky i fundit, përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut, ka kërkuar fundin e operacioneve të tilla, duke i cilësuar si “bastisje politike”.
“Bastisjet politike janë bërë mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit. Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar pos tjerash Behrami.
Avokati i Behramit, Artan Qerkini, në një prononcim për media, ka thënë se bastisjet e sotme ishin një përpjekje e dëshpëruar e Zyrës së Prokurorisë Speciale për të siguruar kinse prova për procedurat të cilat janë në rrjedhje e sipër në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Këto bastisje janë në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane, e Ligjin. Ato tashmë e kanë humbur çdo kuptim dhe logjik, sepse cili person do të mban në banesën e vetë diçka inkriminuese duke e ditur për këtë gjueti masive të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar në shtëpitë dhe pronat e shtetasve të Kosovës”, ka thënë ai mes tjerash.
Me urdhër të Speciales, së fundmi pati bastisje edhe në shtëpitë e ish-këshilltarit të Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt.
EULEX-i ka kryer bastije edhe në banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, në shtator të këtij viti, nën arsyetimin se të njëjtët kanë tentuar të ndikojnë në dëshmitarë, derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është duke vazhduar në Hagë.
Ndryshe, më 3 prill në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjyqtarët s’ishin të ndarë, ashtu siç tha Kurti: 8 me 1 ishte raporti i votave për shumicën e neneve të rrëzuara të Ligjit për Byronë
-
Çitaku kërkon nga Qeveria që të ndalojnë edhe kontratat një burimore e shkeljet e Kushtetutës
-
1 muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për spiunazh
-
Arrestohet një serb në Gazimestan
Lajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Ols Rama shpjegon nga SPAK të vërtetën e tij për “Xibrakën”
-
Trump, “fituesi” i debatit të Atlantës: Strategjia ‘prit dhe shih’ dhe 30 lajme të rreme në fjalën e tij
-
Censi: Në Tiranë jetojnë 32% e popullatës, Kukësi dhe Gjirokastra më pak të banuarit