![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/08/trafiku.jpg)
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar të enjten se pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Merdarë janë deri në 7 orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, pritjet janë deri 5 minuta.
Në raportin e përditësuar të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet me dije se për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Merdarë, kolona e veturave shkon deri në 3 kilometra, kurse për të hyrë në Kosovë, nuk është raportuar për kolona të gjata.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/08/pritjet1.jpg)
Ndërkaq, pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova përmes këtyre dy pikave, pritjet janë deri në 1 orë e 30 minuta. Kolona e veturave për të dalë nga Kosova është 700 metra, respektivisht 800 metra.
Në pikat tjera kufitare – Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Hani i Elezit, Mutivodë, Bërnjak, Glloboqicë, Stançiq, Vërmicë, Hani i Elezit – pritjet për hyrje-dalje janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa nuk është raportuar për kolona të gjata të veturave, përveç në Jarinjë ku kolona shkon deri 300 metra.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi ka nevojë për guxim, vizion dhe vullnet politik
-
Kurti në Greqi flet për sfidat globale: S’ka paqe të vërtetë derisa 1 për qind e të pasurve zotëron gjysmën e pasurisë
-
Hungaria nga 1 korriku merr Presidencën e Këshillit të BE-së | Perez: Do të rrezikohet drejtpërdrejt procesi i integrimit të Kosovës
-
Petkoviçi e quan Sveçlën “mburravec” të rrjeteve sociale
Lajmet kryesore
-
Rezultatet e para nxjerrin në avantazh Lëvizjen Kombëtare të ekstremit të djathtë
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të numrit të pasagjerëve përmes transportit ajror, sipas BB
-
Disa baza ushtarake amerikane në Evropë janë në gatishmëri të shtuar mes kërcënimeve të mundshme terroriste
-
Anglia nuk bind ndaj Sllovakisë, por kalon në çerekfinale