![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/03/KQZ-1-668x450-1.png)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përcaktoi renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, pas hedhjes së shortit. E para në listë është renditur Partia Socialdemokrate, duke u ndjekur nga Partia Balli Kombëtar. E treta në listë është Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim.
Partia Bindja Demokratike renditet e katërta. Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK) është i pesti në listë. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gjashta në fletën e votimit. Partia Nisma Thurje renditet e shtata, ndërkohë që Partia Lëvizja e Re është e teta në fletën e votimit.
Koalicioni i Partisë Demokratike, Aleanca për Ndryshim renditet i nënti.
Partia Aleanca Demokracia e Re është e 10-ta, ndërsa Partia Lëvizja për Ndryshim është e 11-ta. Ndërkohë, që Partia Socialiste renditet e 12-ta në listë. I 13-ti në listë është një kandidat i pavarur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rrugëtimi në Euro 2024, Presidenti Duka: Ishte grupi më i vështirë por Shqipëria bëri mirë
-
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Gëzim Çelajn dhe grupin e tij
-
Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më
-
Kurti: Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë