Sektori turizmit ka pësuar rënie për shkak të pandemisë, ku humbjet vlerësohen nga 1 deri në 1.5 miliardë euro.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në muajt qershor, korrik, gusht,që korrespondon me sezonin veror, numri i netëve të qëndrimit nëpër hotele dhe struktura të tjera akomoduese në vendin tonë ka rënë me 900 mijë, ose me rreth 50 %.
Shqipëria renditet në vendin e nëntë në Evropë për humbjet që ka pasur nga pandemia gjatë sezonit veror.
Paketat e ndihmës dhe hapja e kufijve ishin dy nga mekanizmat që u përdorën për rikuperimin e humbjeve, por efekti i tyre ka qenë shumë i vogël.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një dëgjese në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, me datën 28 dhjetor ka shprehur pakënaqësi ndaj buxhetit duke e konsideruar “të pamjaftueshëm për të përfunduar investimet”.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka dalë në një njoftim në datën 30 dhjetor 2020 që do të bashkë-financojë projekte në sektorin turistik duke vënë në dispozicion, për vitin 2021, një fond prej 30 milionë lekësh.
Sipas Ministrisë, do të mbështeten me fonde deri në 50% nga buxheti i shtetit ato projekte të cilat synojnë promovimin e destinacioneve turistike dhe të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit
Lajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë