Inteligjenca italiane javën e kaluar informoi qeverinë e vendit se Kremlin-i dyshohet se po planifikonte një atentat ndaj ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto, për të cilën ishte caktuar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta italiane “Il Foglio”.
Sipas artikullit, shqetësimet e shërbimeve speciale italiane u shkaktuan nga “shpërthimet e zemërimit” të ish-presidentit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev, i cili vitin e kaluar e quajti Crosetto një “budalla të rrallë” duke thënë se nëse tanket ruse do të hynin në Kiev, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore.
Roma zyrtare beson gjithashtu se Medvedev, si zëvendës sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe i afërt me Vladimir Putin, ka një ndikim në vendimmarrje.
Shërbimet speciale italiane, shkruan Il Foglio, përgjuan kërkesën e ish-presidentit të Federatës Ruse për vrasjen e ministrit të Mbrojtjes për 15 milionë dollarë, e cila dyshohet se i ishte drejtuar kompanisë private ushtarake “Wagner”.
“Wagnerianët” mund të kryejnë një përpjekje në kurriz të njërës prej dy celulave të tyre në Evropë (botimi shkruan edhe për ta duke iu referuar inteligjencës) – në Serbi ose Estoni.
Materiali i Il Foglio tregonte se kërkesa e Medvedev për atentat ndaj Crosetto-s ishte paraqitur edhe para deklaratave të fundit të ministrit italian, i cili akuzoi PMC “Wagner” për nxitje të krizës së migracionit në Evropë.
Si kundërpërgjigje, lideri i Wagner’s, Yevgeny Prigozhin, e quajti kreun e Ministrisë së Mbrojtjes italiane një “plehrë” dhe i kërkoi atij t’i kushtonte vëmendje vendit të tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kusari-Lila pengohet të flasë në Kuvend, Bogujevci kërkon nga sigurimi ta largojë Shalën dhe Zybën nga seanca
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Ahmeti: Kjo është Tirana e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit
-
Murati arsyeton Raportin e DASH-it: Kuantitativisht ka përgjysmim të korrupsionit, përpiluesi ka rënë pre e dezinformatave të mediave
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë