Presioni po rritet mbi trupat ukrainase dhe civilët në Bakhmut, ndërsa forcat e Kievit përpiqen të ndihmojnë banorët të largohen nga qyteti i rrethuar lindor.
Një grua u vra dhe dy burra u plagosën rëndë nga granatimet ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë të improvizuar nga Bakhmut të shtunën, sipas trupave ukrainase që po i ndihmonin.
Një përfaqësues i ushtrisë ukrainase, i cili kërkoi të mos e thoshte emrin për arsye operacionale, i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se tani ishte shumë e rrezikshme që civilët të largoheshin nga qyteti me automjete dhe se njerëzit duhej të iknin në këmbë.
Për muaj të tërë, Bakhmut-i ka qenë një objektiv kryesor i ofensivës lindore të Moskës, me trupat ruse, duke përfshirë forca të mëdha nga grupi privat Wagner, duke iu afruar gjithnjë e më shumë bastionit kryesor lindor të Kievit.
Gazetarët nga AP-ja pranë Bakhmut-it raportuan se panë një urë të ngritur nga ushtarët ukrainas për të ndihmuar banorët e mbetur të qytetit të arrijnë në fshatin e afërt të Khromove.
Më vonë, ata panë të paktën pesë shtëpi të djegura si rezultat i sulmeve në Khromove.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha në përditësimet e saj të fundit të rregullta në Twitter se shkatërrimi i urave erdhi pasi luftëtarët rusë depërtuan më tej në periferitë veriore të Bakhmutit, duke rritur presionin mbi mbrojtësit e saj ukrainas.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW), një institut me bazë në Washington, DC, vlerësoi vonë të premten se veprimet e Kievit mund të tregojnë për një tërheqje të afërt të Ukrainës nga pjesë të qytetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit
-
Hetuesi privat izraelit arrestohet në Britani, pasi kreu spiunazh kibernetik
-
Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit