Presidenti brazilian Lula, i cili u prit të premten e 10 shkurtit nga homologu amerikan Joe Biden, deklaruan se nuk duhet “të lejojnë më kurrë” sulme ndaj demokracisë, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Brazili me dy vjet diferencë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.
Presidenti amerikan, së bashku me të ftuarin e tij, pranoi se demokracia u “sprovua” në të dyja vendet më 6 janar 2021 kur mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump sulmuan Capitol-in në Washington, DC dhe më 8 janar 2023, kur një turmë sulmoi institucionet në Brasília. Por “demokracia fitoi”, tha Joe Biden.
Të dy udhëheqësit u zotuan të punojnë së bashku për të “forcuar institucionet demokratike” dhe “të promovojnë respektin për të drejtat e njeriut”, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje nga Washingtoni dhe Brasília.
Më herët gjatë ditës, në një shkëmbim të shkurtër me shtypin në Zyrën Ovale, përpara fillimit të takimit të vërtetë dypalësh, Lula kritikoi ashpër paraardhësin e tij të ekstremit të djathtë, aktualisht i pranishëm në Shtetet e Bashkuara, se kishte shpërndarë ” informacione të rreme, në mëngjes, pasdite, mbrëmje”.
“Më kujton diçka”, u përgjigj presidenti amerikan. “Bolsonaro është një kopje besnike e Trump, është si të kalosh në fotokopje”, vuri në dukje Lula në një intervistë për CNN, transmetuar para takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Për Ukrainën, një temë e ndjeshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, Lula tha gjatë shkëmbimit të tij me shtypin se ai foli për “nevojen e krijimit të një grupi vendesh që nuk janë të përfshirë, as drejtpërdrejt apo tërthorazi, në luftën e Rusisë kundër Ukrainës në mënyrë që të kemi mundësinë e ndërtimit të paqes”.
Shtetet e Bashkuara janë shtytësi i madh i përgjigjes perëndimore ndaj Rusisë, ndërsa Brazili e ka dënuar pushtimin rus në OKB, por nuk ka miratuar sanksione ekonomike kundër Moskës ose nuk ka dërguar municione në Kiev.
Presidenti brazilian më në fund ftoi Joe Biden për të vizituar Brazilin, një ftesë e pranuar nga presidenti amerikan, saktëson komunikata e tyre e përbashkët për shtyp.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryeziu ia “ilustron” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen
-
BE-ja pret nga Serbia të vazhdojë rrugën evropiane, pavarësisht emërimit të Vulinit në pozitë të lartë
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin
-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë