Këngëtarja e talentuar, Leonora Jakupi, është shfaqur në emisionin “shiko kush luan” me veshje dhe aksesor tepër të shtrenjtë.
Ajo u shfaq e kuruar në detaje, me një fustan dhe xhaketë latex-i në ngjyrë kafe. Por ata që ranë më shumë në sy ishin aksesorët e këngëtares. Vetëm ora mendohet të ketë një çmim prej 25 mijë e 400 euro, ndërsa vathët e markës “Louis Vuitton” mendohet të kenë kushtuar 490 euro. Leonora vetë nuk ka bërë asnjë pohim për këtë.
Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”. Kënga e parë ishte “Dallëndyshe bukuroshe”. Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme.
Gjatë kohës së pasluftes ajo vazhdon të jetë ndër këngëtaret më origjinale të Kosoves. Ndër këngët më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka si temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Leonora ia dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe vdiq gjatë luftës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë