Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është ndërprerë mësimi në 56 shkolla të vendit.
E gjitha për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit.
Sakaq, masa është marrë pas komunikimeve intensive të këtyre ditëve me zyrat vendore arsimore dhe bashkitë përkatëse.
“Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi”, ka thënë ministrja.
Ndërkaq, mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.
Mësimi ndërpritet për shkollat e mëposhtme:
- Shkolla 9-vjeçare “Perlat”, Hamallaj,
- Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, Durrës,
- Shkolla 9-vjeçare “Fshati Rinia”, Durrës,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
- Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
- Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
- Shkolla 9-vjecare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
- Shkolla 9-vjecare “Palaj”, Shosh,
- Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
- Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
- Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
- Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
- Shkolla 9-vjecare “Bruçaj”, Pult,
- Shkolla 9-vjecare “Plan”, Pult,
- Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
- Shkolla 9-vjecare “Xhan”, Pult,
- Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,
- Shkolla 9-vjecare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,
- Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj,
- Shkolla 9-vjeçare ” Kolec Mekshaj”, Tale,
- Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka”, Shënkoll,
- Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni”, Rrilë,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,
- Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,
- Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,
- Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,
- Shkolla 9-vjeçare (jopublike) “Effata”, Pllanë,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,
- Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,
- Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,
- Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin,
- Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,
- Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë,
- Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë,
- Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Lezhë,
- Shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Lezhë,
- Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë,
- Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,
- Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,
- Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistët”, Lezhë,
- Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,
- Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega”, Balldren,
- Shkolla 9-vjecare “Torovicë”, Balldren,
- Shkolla 9-vjecare Kakarriq”, Balldren,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,
- Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,
- Shkolla 9-vjecare “Mark Rrozhani”, Mabë,
- Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh,
- Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
“VLEN”: Jemi fitues absolut në kampin shqiptar