Bordi i Transparencës ka vendosur që të ndryshojë çmimet e gazit, naftës dhe benzinës në vend.
Kjo pasi ka ndryshime në bursën.
Kështu nafta është rritur me tetë lekë dhe do të shitet në treg me 214 lekë/litri. Çmimi i benzinës është rritur me katër lekë dhe do të shitet 195 lekë/litri.
Ndërsa, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar me 71 lekë/litri.
Konkretisht: çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com