Agjencitë e lajme perëndimore, The Associated Press dhe France Press, pas emërimit të Aleksandër Vulin’it në krye të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), kanë raportuar se Qeveria e Serbisë caktoi një politikan pro-rus si shefin e ri të inteligjencës shtetërore.
Ai vizitoi Moskën në gusht, nën petkun e ministrit të Punëve të Brendshme – ndër vizitat e rralla nga zyrtarët shtetëror evropian që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës – dhe deklaroi haptas se Beogradi nuk do t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
“Vulin konsiderohet ‘njeriu i Moskës’ brenda lidershipit serb”.
AP thekson se Serbia, e cila ka vite që zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është duke u larguar nga vlerat evropiane drejt aleatit të saj tradicional – Rusisë, po edhe Kinës.
“Emërimi i tij në një pozitë kaq të ndjeshme shihet si një fyerje tjetër për Perëndimin dhe injorim i thirrjeve për Serbinë që të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së”, shkruan AP.
Siç kujton AP, Vulin mbron idenë e krijimit të së ashtuquajturës “bote serbe” – si kopje e “botës ruse” – e cila do t’i bashkonte të gjithë serbët në Ballkan, nën udhëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Bota serbe”, viteve të fundit, është një politikë e lansuar pikërisht nga korrieri i Vuçiç’it, pra, e njeriut që udhëhoqi departamentin e mbrojtjes dhe të policisë në Serbi.
Ai në funksion të elaborimit të ideve të sferës private të mendimeve dhe aspiratave të Vuçiç-it, si zëdhënës i ideve për të cilat presidenti i tij s’flet, e ka komoditetin, që publikisht, t’i hedh këto ide serbo-madhe, në mënyrë që të çlirojë Vuçiç-in nga barra e të dhënit përgjigje për këto ambicie të errëta të Serbisë.
Ndërkaq, France Press shkruan se Vulin, një politikan prorus dhe një njeri i afërt me presidentin Vuçiç, njihet për deklaratat e tij etno-nacionaliste dhe irridentiste, që shpesh kanë shkaktuar konflikte diplomatike me vendet fqinje.
Gjithashtu, FP kujton se Vulin është një nga të paktët zyrtarë evropianë që u takua me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, dhe i cili përsëriti se Beogradi nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të ishte pjesë e “histerisë anti-ruse”.
Serbia ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012 dhe vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Moskën, nga e cila varet pothuajse tërësisht për furnizimet me gaz.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rusia nën akuzë për kryerjen e një sulmi të qëllimshëm në një spital në Siri
-
Kuvendi po shkel të drejtën e diasporës për të votuar, thotë Alibeaj
-
Haxhiu e quan opozitën palaço: S’keni as kauzë, as plan, kjo është fatkeqësi për Qeverinë
-
KDI kërkon ndryshimin e ligjit të punës: Të iniciohet ligji i ri dhe të fillojë dialogu me palët
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë